VIDEO/ “Dorëzohet” Teuta, Kaçorri i jep avantazhin Dinamos në “Elbasan Arena”

schedule17:35 - 22 Tetor, 2023

schedule 17:35 - 22 Tetor, 2023

Që prej fillimit të sfidës, “blutë” e Dinamo City u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit ndaj “durrsakëve” të Teutës, në përballjen e javës së 9 të Kategorisë Superiore, gol të cilin e kanë gjetur.

Një goditje e Zabërgjas përplaset fillimisht në shtyllë e më pas “bomberi”, Luis Kaçorri, i cili ndodhej në vendin e duhur në momentin e duhur çon topin në rrjetën e portierit Beqja. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: