Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni së bashku me familjen e saj me ftesë të kryeministrit, Edi Rama mbërriti me traget në Vlorë pasditen e së hënës, ndërsa sonte rreth orës 11:00 pritet të niset sërish drejt Italisë.
Gjatë këtyre tre ditëve Meloni së bashku me familjen e saj kanë qëndruar në rezidencën qeveritare në qytetin bregdetar.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Vizita ishte një nder”, Rama konsumon kafen me Melonin në Vlorë
Ditën e sotme kryeministrja e Italisë së bashku me Ramën kanë konsumuar një kafe në qytet dhe janë përshëndetur me qytetarët në rrugë.
Kryeministrit Rama pak minuta më parë postoi një foto me homologen e saj, duke shkruar: “Metra e Shqipërisë me vëllain e Italisë”, ndërsa i shpreh mirënjohje për vizitën.
Kujtojmë që Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Veglia Messapica në Puglia, për të ardhur në Shqipëri./abcnews.al