VIDEO/ Dominim total i Vllaznisë, tashmë dhe kampionë në Kupën e Shqipërisë

schedule21:59 - 30 Korrik, 2020

schedule 21:59 - 30 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi final i Kupës së Shqipërisë për femra, mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Ekipi shkodran ishte dukshëm superior në këtë sfidë dhe triumfoi me shifrat 4-0.

Lufo në minutën e nëntë, Leba në të 19-ën, Gjini në të 37-ën dhe Megi Doçi me penallti në minutën e 76-të, i dhanë fitoren e pastër Vllaznisë, që ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë./abcnews.al

Kupa e Shqipërisë, finale (femrat)

Vllaznia – Apolonia  4-0
Lufo 9’, Leba 19’, Gjini 37’, Doçi (p) 76’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!