VIDEO/ Dominim total dhe penallti e mohuar, Shqipërisë i mungon vetëm goli

schedule19:57 - 8 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 8 Shtator, 2020

Shqipëria U-21 po mposhtet me rezultatin 0-1 nga bashkëmoshatarët e Andorrës, nga një gol i shënuar që në sekondat e para të takimit.

Madje, që në sekondën e 52-të, gjyqtari akordon penallti për miqtë, me Alaez që shënon dhe mposht Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë e dominuan të gjithë fraksionin e parë të lojës dhe krijuan shumë raste, por pa konkretizim. E për më tepër, dhe një penallti e mohuar, pas një ndërhyrje të një mbrojtësi kundërshtar kundrejt Xhixhës. Pritet përmbysja në pjesën e dytë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!