“Gjelat” francezë të Didier Dechamps po duken shumë të frikshëm mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa pasi dërguan rezultatin në 3 me 0 kanë arritur të shënojnë edhe 4 gola të tjerë, në vetëm 8 minuta lojë.
I pari që hapi siparin e golave ishte “ylli” i Kombëtare, Kylian Mbappe , i cili dërgon me një 11-metërsh topin në rrjetën kundërshtare në minutn e 30′-të. Vetëm 4′ minuta më vonë, Mbappe asiston për shokun e tij të skuadrës, Jonathan Clauss, i cili e çon rezultatin në 5 me 0.
Pas Clauss radhën për të shënuar e kishin Kingsley Coman e Youssouf Fofana, të cilët e çojnë rezultatin e sfidës, në 7 me 0, në vetëm 37 minuta lojë, duke regjistruar kështu shifra të frikshme, pavarësisht se luajnë kundër Gjibraltarit me 10 lojtarë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Kylian Mbappe, 4-0:
Goli i Jonathan Clauss, 5-0:
Goli i Kingsley Coman, 6-0:
Goli i Youssouf Fofana, 7-0: