Vlorë- Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin Bledar Balliu pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.


