Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dogjën dy automjete dhe një biznes, identifikohen autorët, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Vlorë

schedule12:29 - 6 Mars, 2026

schedule 12:29 - 6 Mars, 2026

VLORË- Policia ka zbardhur dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr. 27-vjeçari Francesko Isufaj  dhe 34 vjeçari Izom Shehaj janë shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur më datë 2 dhe 3 mars në qytetin bregdetar. Sipas policisë pas hetimeve është zbuluar se një 27-vjeçar ka rezultuar autor i djegies së dy automjeteve të parkuara në lagjen Pavarësia në Vlorë

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi 34 vjeç dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 03.03.2026, rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Isa Boletini”. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një dyqan në pronësi të shtetasit P.R.



Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në ambientin e biznesit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!