Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41 vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj të mitur.
Pamjet u publikuan në emisionin ‘Fiks Fare” duke shkaktuar një reagim të madh të opionit publik.
Gruaja ishte denoncuar për dhunë edhe nga bashkëjetuesi i saj gjithashtu.
Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj për abcnews.al, trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.
Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk ka qenë askush nga të afërm të të pandehurës në mjediset jashte gjykatës./abcnews.al