Pas shuplakës që ia dha një besimtareje pak ditë më parë, Papa Françesku është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Papa u takua me besimtarë dhe pelegrinë në sheshin Paolo VI, pas dëgjesës së përgjthshme. Ndërsa mes turmës ishte edhe një murgeshë afrikane,e cila ishte shumë entuziaste dhe donte të takonte Atin e Shenjtë.
Mirëpo, Papa iu kthye duke i thënë se do e i afrohej vetëm nëse nuk e kafshonte. “Kam frikë! Do të të jap puthjen, por rri qetë, mos më kafsho” tha ai me shaka dhe më pas e përqafoi. /abcnews.al