Atalanta ka mposhtur pastër 0-2 Romën në shtëpinë e këtyre të fundit, duke marrë një triumf shumë të rëndësishëm. Mbrojtësi ynë kuqezi, Berat Djimsiti, ishte një rezervë e papërdorur nga trajneri Gasperini.
Ndeshja ishte shumë e luftuar mes dy skuadrave dhe rastet nuk munguan. Megjithatë, goli mungoi deri në minutën e 71-të. Pikërisht në këtë minutë, ishte sulmuesi kryesor i Atalantës, Duvan Zapata ai që shënoi. Roma u hodh në sulm për të barazuar, por nuk ia doli. Në sekondat e fundit, De Roon shënoi dhe golin e dytë për bluzinjtë e Atalantës, që u larguan nga Olimpico me pikët e plota./abcnews.al
Serie A, java 5
Roma – Atalanta 0-2
Zapata 71’, De Roon 90’