Një I moshuar ndërroi jetë tragjikisht të mërkurën në mbrëmje pasi banesa ku jetonte, iu përfshi nga flakët.
80-vjeçari, Gjek Prronaj, banues në fshatin Shtoj I Vjetër të Shkodrës, nuk mundi të shpëtonte dhe të dilte jashtë banesës në kohë.
Hetimet paraprake flasin për një zjarr aksidental në banesën e të moshuarit, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë ngrohësja elektrike që përdorte 80 vjeçari.
Burime për abc neës thonë se zjarri në banesë ndodhi teksa I moshuari flinte, çka bëri të pamundur që Gjek Prronaj të shpëtonte në kohë, ndërsa jetonte I vetëm pa familjarë të tjerë.
Në vendngjarje mbërritën 4 mjete zjarrfikëse për të shuar flakët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al