Lufta mes reperave është e hapur në çdo kohë dhe pjesë e saj gjithmonë e më shumë behen të rinjtë.
Dy nga reperët më të njohur të Shqipërisë, Noizy dhe Stresi vazhdojnë të jenë rivalë prej vitesh me grupet e tyre.
Mirëpo, së fundmi ka ndodhur “çudia”, pasi mes dy djemëve ka hyrë një reper i ri, i cili është bërë kryefjala e rrjeteve sociale.
Ditën e djeshme, Finem ka publikuar bashkëpunimin me Stresin me titull “Gazi n’fund”. Një këngë që ka marrë shumë klikime për 24 orë. Mirëpo, disa ditë më parë, po ky reper ka postuar në Instagram një video nga makina, teksa shihet duke dëgjuar dhe kënduar një nga këngët e Noizyt.
Ky moment është bërë viral kudo në rrjet dhe përveç dilemave të shkaktuara te dëgjuesit e repit në Shqipëri, ka shkaktuar shumë të qeshura. /abcnews.al