VIDEO/ “Djajtë” zhyten në “ferrin” e “Olimpico”, “Verdhekuqtë” kapin “Aspirinat” e pamposhtura në gjysmëfinale e Europa League

schedule23:06 - 18 Prill, 2024

schedule 23:06 - 18 Prill, 2024

“Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi kanë zhvilluar një performancë magjike mbrëmjen e kësaj të enjetje, teksa ka arritur të kalojnë në gjysmëfinalet e Europa League, teka ka arritur të eleminojë “Djajtë” e Milan, me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale, teksa pas takimit në “San Siro”, që u mbyll me fitoren 1-0 të “Ujkonjave”, kryeqytetasit triumfuan edhe në “Olimpico”, me skuadrën e De Rossi-t, që e mbylli takimin e dytë me rezultatin 2-1.

Vendasit gjetën golin e parë të kësaj mbrëmjeje në minutën e 12′-të falë qendërmbrojtësit, Gianluca Mancini, ndërsa në minutën e 22′-të Dybala thelloi avantazhin e të tijve, mirëpo vetëm 9 minuta më vonë “Verdhekuqtë”, mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Çelik u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Rafael Leao. Mirëpo, pavarësisht se Roma luajti pjesën e mbetur të ndeshjes me një lojtar më pak, Milan nuk ia doli që ta shfrytëzonte superioritetin numerik siç duhej, me “Kuqezinjtë” që shënuan vetëm një gol me falë Mattia Gabbia, në minutën e 85′-të.

“Djajtë” e Stefano Pioli krijuan raste të shumta në këtë përballje, por mori një goditje të fortë, duke u eliminuar nga Roma, me këta të fundit, që tashmë do të kenë përballë në fazën tjetër, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, me këta të fundit, që pas barazimit, 1 me 1, në Londër, ndaj West Ham siguruan kualifikimin historik, për në gjysmëfinale, me rezultatin e përgjithshëm, 3 me 1, teksa e bënë këtë me “rekord”, me sfidën e kësaj të enjtejte, që ishte e 44-ta pa humbje, më shumë se kushdo skuadër në “top 5” ligat më të mira të Evropës, përgjatë historisë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Roma 2 – 1 Milan

West Ham 1 – 1 Bayer Leverkusen