VIDEO/ “Djajtë” nuk gabojnë ndaj Chelsea në “Old Trafford”, Brojën e “ndan” shtylla nga goli

schedule23:38 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 23:38 - 6 Dhjetor, 2023

Jo më kot quhet kampionati më i bukur në botë. “Djajtë” e Kuq” të Manchester United kanë zhvilluar një përballje fantastike, teksa në “Old Trafford” kanë arritur të mundin “Blutë” e Chelsea, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në sfidën e vlefshme për raundin e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Një dopietë e Scott McTominay në minutat 19’ e 69’, përveç se “rikuperoi” penalltinë e humbur nga Bruno Fernandes, në minutën e 9’ të sfidës nxorri të pavlefshëm dhe golin e “fantazistit”, Cole Palmer, të shënuar në mintuën e 45’-të të sfidës.

Minuta në këtë përballje siguroi edhe “bomberi” i Kombëtares sonë, Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 77’-të për të luajtur rreth 17 minuta në fushën e blertë, ku arriti të kishte edhe një rast flagrant për shënim goli, teksa në minutën e 90’-të godet me kokë topin drejt portës së Onana, por vetëm shtylla e ndal “legjionarin” nga rrjeta.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” e Manchester United ngjiten në vendin e 6-të të renditjes, me plot 27 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të 5-të dhe vetëm 1 më shumë se “bardhezinjtë” e Neëcastle, ndërsa skuadra e Chelsea mbetet në vendin e 10-të, me 19 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Scott McTominay, 1-0:

Goli i Cole Palmer, 1-1:

Goli i Scott McTominay, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!