VIDEO/ “Djajtë e kuq” rikthehen te fitorja, Newcastle “manita” në transfertën e West Ham

schedule23:28 - 5 Prill, 2023

schedule 23:28 - 5 Prill, 2023

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e sotme, të Kampionatit anglez të Premier League, ku në “Old Trafford”, “djajtë” vendas kanë triumfuar me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Brentfordit, ndërsa Newcastle “shpërfytyroi” në “shtëpinë” e tyre, “çekiçët” e West Ham, me rezultatin e thellë 1 me 5.

Një gol i vetëm nga Marcus Rashford në minutën e 27’-të pas një aksioni fantastik të “djajve” ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren djemve të Erik ten Hag, fitore kjo shumë e vlefshme për “të kuqtë” e Mançester në garën për të siguruar një vend në zonën Champions.

Në krahun tjetër, në “London Stadium”, Newcastle ka triumfuar me “manita” ndaj “çekiçëve”. Pas 2 golave të shpejtë të miqve nga Callum Wilson e Joelinton në minutat 6’ e 13’ të sfidës, mbrojtësi francez i “çekiçëve” Kurt Zouma ka ngushtuar diferencën në 1 me 2 në minutën e 40’ duke rihapur kështu mundësitë për të fituar qoftë edhe një pikë përballë një kundërshtari tejet të vështirë si “magpies”. Mirëpo, një tjetër gol i Wilson, një gol i Isak dhe një goli i Joelinton në minutat 46’, 82’ e 90’ kanë “venitur” totalisht shpresat e vendasve për të shpëtuar qoftë edhe një pikë nga përballja e vështirë.

Me këto rezultate, Newcastle e Manchester United ruajnë pozitat e tyra në vendet 3 dhe 4 të renditjes, me të dy ekipet që kanë grumbulluar nga 53 pikë, por “bardhezinjtë” e Newcastle kanë një golavarazh më të mirë. Në krahun tjetër, Brentford mbetet në vendin e 9-të me 43 pikë, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 15-të me 27 pikë shumë afër zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Manchester United 1-0 Brentford

 

West Ham 1-5 Newcastle United

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!