Ka përfunduar në rezultatin 2 me 1, supersfida e mbrëmjen në UEFA Europa League, mes Manchester United dhe Barcelonës, me “djajtë e kuq” që arritën fitoren magjike në “Old Trafford” falë dyshes braziliane, Fred-Antony.
Djemtë e Erik ten Hag arritën të përmbysnin avantazhin e Barcelonës, pas golit të shënuar nga Robert Lewandowski në minutën e 13’-të, falë një 11-metërshi, vetëm në pjesën e dytë falë dyshes së “sambas” braziliane.
Fillimisht Fred në minutën e 47’-të dhe më pas Antony në minutën e 73’-të realizuan “përmbysjen” e madhe, duke çuar “peshë” stadiumin “Old Trafford”. Tashmë United duhet të mendojë për një finale tjetër, atë ndaj Newcastle, në EFL Cup, pasditen e së dielës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Robert Lewandowski:
Goli i Fred:
Goli i Antony: