VIDEO | Ditë të vështira për Çokajn, “berberi” Uzuni përvesh mëngët

schedule19:58 - 22 Prill, 2020

schedule 19:58 - 22 Prill, 2020

Dy futbollistët shqiptarë të Lok. Zagrebit, Myrto Uzuni dhe Enis Çokaj, kanë publikuar një video me të vërtetë shumë të veçantë. Në këto ditë të vështira izolimi, meshkujt po vuajnë që të gjejnë një berber hapur dhe janë detyruar të improvizojnë.

Kështu ka bërë dhe Uzuni, duke marrë rolin e berberit dhe duke qethur shokun e tij, Çokajn. Numri 7 i Lokomotivës e shpërndau këtë video në Instagramin e tij zyrtar.

Si Uzuni, ashtu dhe Çokaj, ndodhen të izoluar në Kroaci, në Zagreb, por të paktën stërvitja ka filluar. Kampionati kroat i futbollit është i ndërprerë, si të gjitha kampionatet e tjera të Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!