VIDEO | Ditë historike, kur Curry u bë i pari MVP që u zgjodh unanimisht

schedule21:59 - 10 Maj, 2020

schedule 21:59 - 10 Maj, 2020

Si sot katër vite më parë, ylli i NBA, Steph Curry, u bë i pari basketbollist që u zgjodh unanimisht si MVP i sezonit. Lojtari i Golden State Warriors arriti statistika të jashtëzakonshme në vitin 2016.

Mesatarisht 30 pikë për ndeshje, i pari në listën e basketbollistëve për saktësinë në gjuajtjet për tre, i pari për vjedhje topash dhe plot 73 fitore me Golden State. Këto rekorde, e bënë Curryn lojtarin më të mirë në basketbollin amerikan.

Në NBA, ka yje të shumtë dhe të shpallesh MVP i sezonit, është një mision shumë i vështirë. Rivaliteti është i ashpër, me emra si LeBron James, Kyrie Irëing, Giannis Antetokounmpo, Russel Westbrook dhe James Harden që kanë dominuar prej vitesh. Por në vitin 2016, Curry ishte i paarritshëm dhe shkroi emrin e tij në librin e artë të historisë së basketbollit amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!