VIDEO/ Ditë barazimesh, Newcastle ndan pikët me West Ham, Aston Villa “ngec” ndaj Wolves

schedule17:16 - 8 Tetor, 2023

schedule 17:16 - 8 Tetor, 2023

Përveç sfidës Brighton-Liverpool, e cila u mbyll në barazimin, 2 me 2, mesditën e kësaj të diele u zhvilluan dhe 2 përballje të tjera të vlefshme për javën e 8-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, të cilat përfunduan gjithashtu në barazim.

Kështu, në “Molineux Stadium”, “ujqërit” e Woles i kanë bërë ballë “furisë” së Aston Villa, duke regjistruar barazimin 1 me 1. Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë të lojës, ku fillimisht ishin “ujqërit” vendas që kaluan në avantazh me anë të koreano-jugorit, Hwang Hee-Chan e vetëm 2 minuta më vonë, Pau Torres barazon çdo gjë. Përpjekjet ishin të shumta nga ana e skuadrës së Aston Villa për të gjetur fitoren, por më kot. Sfida mbyllet në barazim.

Në krahun tjetër, në “London Stadium” të “çekanëve” të West Ham përballja ndaj “bardhezinjve” të Newcastle u mbyll me rezultatin spektakolar, 2 me 2. Soucek e Kudus tund rrjetën e miqve në minutat 8’ e 84’, ndërsa për “dallëndyshet” e Eddie Howe mendoi “bomberi” suedez, Alexander Isak, i cili realizoi një dopietë në minutat 57’ e 62’, duke e mbyllur dhe këtë sfidë në barazim.

Pas këtyre rezultateve tabela e Premier League, nuk është se ndryshon shumë, me skuadrën e Aston Villa që mbetet në vendin e 5-të me 16 pikë, West Ham e Newcastle, në vendet 7 e 8, me nga 14 e 13 pikë, ndërsa “ujqërit” e Wolves ngjiten në vendin e 14 me 8 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

West Ham 2 – 2 Newcastle 

Wolves 1 – 1 Aston Villa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!