Dick Advocaat është një nga trajnerët holandeze me më shumë eksperiencë. Gjatë karrierës drejtoi tre herë kombëtaren e Holandës. 73-vjeçari ka punuar edhe si timonier i Belgjikës, Rusisë, Koresë së Jugut dhe Serbisë, ndërsa prej tetorit të vitit 2019 qëndron në stolin e Feyenoord.
Ekipi nga Roterdami fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Utrecht dhe siguroi kualifikimin në Conference League për sezonin e ardhshëm. E sotmja ishte ndeshja e fundit në pankinë për Advoccat, i cili ka vendosur të mos merret më me këtë profesion.
https://streamable.com/zthu9v
Tifozët i kishin rezervuar një surprizë të bukur. Një pankartë e madhe u shfaq në stadium, aty ku shfaqej Advoccat si Napoleon Bonaparte, Perandori i famshëm francez. Emocione të forta për trajnerin, i cili nuk i frenoi dot lotët në fundin e ndeshjes. /abcnews.al