VIDEO/ Dita e Pavarësisë, Vlora e veshur kuq e zi feston 112-vjetorin

schedule10:06 - 28 Nëntor, 2024

schedule 10:06 - 28 Nëntor, 2024

Dita e Pavarësisë, Vlora e veshur kuq e zi feston 112-vjetorin.

Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shume qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.

Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të pavarësisë.

Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare në Morinë kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e cila parakaloi në mënyre simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.

Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

/abcnews.al/