VIDEO | Direkt pas “Topit të Artë”, shikoni magjinë e Leo Messit

schedule22:18 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 22:18 - 7 Dhjetor, 2019

Lionel Messi është fantastik! Ylli argjentinas fitoi për herë të gjashtë në karrierën e tij “Topin e Artë” disa ditë më parë, ndërsa sot, zbriti në fushë për Barcelonën, në takimin kundër Mallorca.

“Pleshti” priti vetëm 17 minuta për të shënuar golin e tij të parë në këtë sfidë, një kryevepër. Sulmuesi argjentinas merr një pasim të thjeshtë nga Griezmann dhe nga një distancë shumë e largët, gjen trekëndëshin e largët me të majtën e tij magjike.

Portieri mik nuk kishte asnjë shans, pasi ai topi ndal vetëm në trekëndëshin e portës. Lionel Messi tregon dhe njëherë tjetër se pse ai e meritonte “Topin e Artë”./abcnews.al

https://twitter.com/Soccer_Matrix/status/1203460727031418881