VIDEO | Dinastia Maldini vijon, Daniel realizon perlën e radhës

schedule19:28 - 18 Janar, 2020

schedule 19:28 - 18 Janar, 2020

Daniel Maldini vijon të shënojë eurogola dhe populli milanist fërkon duart. Djali i Paolo Maldinit, legjendës së gjallë të kuqezinjve, ka realizuar një nga golat e fitores 6-0 të Milan U19 përballë moshatarëve të Pordenones.

18-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv, teksa bën mirë edhe krahët e sulmit. Maldini Jr është një mjeshtër i goditjeve të dënimit dhe sot ka zhbllokuar rezultatin me një perlë. Goditje e saktë me të djathtën, asnjë shans për portierin mik dhe topi në rrjetë. /abcnews.al