VIDEO/ Dinamo Zagreb i jep leksione Chelsea-t, Dortmund nuk e llogarit Copenhagen

schedule20:45 - 6 Shtator, 2022

schedule 20:45 - 6 Shtator, 2022

Chelsea ka zhgënjyer në kroaci ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Në minutën e 13- të ishte sulmuesi Orsic i cili mori topin mjeshtërisht në mesfushë dhe me shpejtësinë e tij arriti t’u shmangej mbrojtësve të Chelsea duke shënuar më pas një gol të jashtëzakonshëm.

Kroatët kanë dhënë leksione futbolli pasi kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur defensive dhe ofensive gjithashtu.  Dinamo Zagreb ka tentuar disa herë portën e Kepa por nuk ka arritur të shënojë.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë. Chelsea afrohej deri te zona kundërshtare por ishte pa ide për të realizuar një gol, të paktën atë të barazimit.

Armando Broja u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë në vendin e Aubameyang. Sulmuesi ynë shqiptar nuk arriti të krijonte një rast të pastër për të shënuar.

Milionat e Chelsea të shpenzuar në këtë merkato nuk arritën ta shpëtonin nga humbja, por edhe nga një lojë tepër e dobët.

Ndërkohë në sfidën tjetër Borussia Dortmund arriti të marrë një fitore të pastër, teksa mposhti 3-0 skuadrën e Copenhagen.

Skuadra gjermani gjeti golin e avantazhit që në minutën e 35-të kur Reus do të ndëshkonte kundërshtarët. Në minutën e 42-të do të ishte radha e Gurreiro që të dyfishonte rezultatin, ndërsa për të mbyllur llogaritë e këtij takimi mendoi Bellingham në minutën e 83-të.

Një fitore e rëndësishme kjo për verdhezinjtë të cilët e nisin me këmbën e mbarë fazën e grupeve të Champions League.

/h.ll.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!