Sot u luajt java e parafundit e dueleve “play-out” në Kategorinë e Parë. Në grupin A, Dinamo u mposht në shtëpi kundër Veleçikut, që siguroi tre pikët falë golit të shpejtë të Lumajt.
Humbje që nuk sjell asnjë problem për “Blutë”, të cilët kanë siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pasi javën e ardhshme do të marrin në tavolinë tre pikët kundër Tërbunit të përjashtuar.
Shkumbini dhe Tërbuni u përjashtuan dhe do të garojnë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra e Veleçikut (ka luajtur një ndeshje më shumë se Dinamo) do të luajë duelin “play-out”.
Kategoria e Parë/ Grupi A, duelet “play-out”
Dinamo-Veleçiku 0-1
(Lumaj 6′)
Në grupin B u zhvilluan tre përballje. Elbasani iu fal dygolëshit të Nuriut për të mposhtur në “Elbasan Arena” juglindorët e Devollit, të cilët barazuan përkohësisht me anë të Bishajt. Fitore e rëndësishme për verdheblutë, të cilët numërojnë 34 pikë, një më shumë se Iliria dhe tre sipër Devollit.
View this post on Instagram
Sfidë e “çmendur” në Elbasan, dy gola në dy minuta Elbasani 1-1 Devolli Nuri / Bishaj
Fitore arriti edhe Oriku në shtëpi kundër Ilirisë falë dygolëshit të Qejvanit, ndërsa Turbina shkatërroi 7-2 Shënkollin e vendit të fundit, ekip që ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. Për momentin, është i rrëzuar edhe Devolli, ndërsa Iliria do të luajë finalen e “play-out”. /abcnews.al
View this post on Instagram
Kategoria e Parë/ Grupi B, duelet “play-out”
Oriku-Iliria 2-1
(Qejvani (pen) 36′, (pen) 73′ / Kapo (aut) 45′)
Turbina-Shënkolli 7-2
(Koldashi (pen) 14′, 75′, 86′, Xhelili 44′, Peqini 68′, 82′, Doko 77′, / Toma 56′, Danaj 62′)
Elbasani-Devolli 3-1
(Nuriu (pen) 17′, 67′, Duka (pen) 85′ / Bishaj 19′)