Dinamo ka arritur të fitojë në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.
Një ndeshje pothuajse e barabartë dhe me raste të shumta, është mbyllur me triumfin e skuadrës blu të kryeqytetit.
Ka mjaftuar vetëm goli i Vilës me penallti në minutën e 52’. Me këtë rezultat, Dinamo tashmë renditet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 31 pikë./ h.ll/abcnews.al