Dinamo ka fituar miqësoren e sotme kundër Maliqit, që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Parë.
Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 dhe golat u shënuan nga dy prej afrimeve të verës.
Enis Gavazaj ndëshkoi i pari Maliqin, kurse golin e dytë e realizoi Stephen Chinedu. Dinamo pritet që të zhvillojë edhe një ose dy miqësore deri në nisje të kampionatit, më 11 shtator. /abcnews.al