VIDEO/ Dinamo i “falet” kartonit të kuq, Hoxha shpëton “nëndetësen” nga mbytja

schedule18:56 - 23 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 23 Nëntor, 2023

“Nëndetësja blu” ka arritur të trimufojë në “Niko Dovana”, me skuadrën e Dinamo City që ka mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, “shijakasit” e Erzenit, në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 74’-rt Rustem Hoxha kërcen më lart se të tjerët, për të çuar në rrjetë një krosim fantastik të Markut, duke i dhënë skuadrës një fitore me tejet rëndësi ndaj “shijakasve” të mbetur me 10 lojtarë, në garën për mbijetesë.

Falë këtij rezultati, Dinamo ngjitet në vendin e 4-të të renditjes, me 15 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 2 pikësh, me zonën e kuqe të rënies nga kategoria, aty ku ndodhet Erzeni, ekip, që deri më tani ka grumbulluar 13 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: