Dinamo e Bledi Shkëmbit ka treguar forcën në Korçë, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e Skënderbeut.
https://streamable.com/qd3drf
18 herë kampionët e vendit shënuan që në pjesën e parë me Agim Ibraimin, sulmuesin që i kanë besuar edhe shiritin e kapitenit.
https://streamable.com/y5cvc8
Me fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu u mundua të reagonte dhe ia doli të shënonte me anë të Uerdi Marës.
https://streamable.com/jedq0g
Dinamo nuk u pajtua me rezultatin dhe Samake, pas një goditjeje këndi, arriti të realizonte golin që do të ishte i fitores për skuadrën nga kryeqyteti.
Skënderbeu-Dinamo 1-2
Shënues: Mara 59′ /Ibraimi 29′, Samake 69′

