VIDEO/ Dinamo drejt Superiores, Korabi e ka me gjykimin! Burreli e Erzeni nuk falin

schedule16:57 - 1 Maj, 2021

schedule 16:57 - 1 Maj, 2021

Dinamo ka fituar kundër Korabit me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe tani bluve të kryeqytetit u duhet të marrin pikët e plota edhe me Vorën, për të siguruar rikthimin në Superiore, pasi Burreli i vendit të dytë ka katër pikë më pak kur kanë ngelur dy ndeshje.

Korabi ka pretendimet e veta në këtë ndeshje, që u vendos nga një gol i Erald Kolgegës. Arbitri Laver Alla nuk akordoi një penallti në pjesën e parë për një mbajtje me dorë që iu bë Didës, ndërsa që gjithë kohës protestonin për vendimet e arbitrit. Kapiteni Mziu madje u ndëshkua me karton të kuq.

NDESHJET E TJERA – Matjanët bënë detyrën sot kundër Vorës, duke fituar 3-1. Koleci, Takahashi dhe Kurbneshi shënuan 3 gola për shtatë minuta për Burrelin, kurse Spahiu më pas realizoi një gol për statistika. Në grupin e skuadrave për mbijetesë triumfuan Erzeni dhe Oriku.

Shijakasit mposhtën 2-0 Besëlidhjen rivale, me gola të Hyskës dhe Dajës. Oriku ndaj Veleçikut bëri detyrën, duke triumfuar 3-0. Nuri shënoi dy prej golave, kurse tjetrin Nurçe. Në grupin B ishte vetëm një ndeshje në program, Turbina-Lushnja, që u mbyll në barazim pa gola. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË
E shtunë, më 1 maj, ora 15:00

Grupi A (Play-off)
Dinamo-Korabi 1-0
Shënues:
Kolgega 47′
Burreli-Vora 3-1
Shënues:
Koleci 11′, Takahashi 16′, Kurbneshi 18′ / Spahiu 24′

 

Renditja

GRUPI A (Play-out)
Erzeni-Besëlidhja 2-0
Shënues:
Hyska (pen.) 11′, Daja 49′
Oriku-Veleçiku 3-0
Shënues:
Nuri 6′, 60′, Nurçe 37′

 

Renditja

GRUPI B (Play-out)
Turbina-Lushnja 0-0

 

Renditja