VIDEO/ “Dilni jashtë”, publikohen pamjet brenda diskotekës ku ndodhi tragjedia në Maqedoninë e Veriut

schedule09:47 - 16 Mars, 2025

schedule 09:47 - 16 Mars, 2025

MAQEDONI E VERIUT- Publikohen pamjet pak para momentit të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut ku një diskotekë u përshi nga zjarri dhe për pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.

Ngjarja tragjike ndodhi në diskotekën “Pulse” në qytetin e Koçan.

Në pamje, shfaqet momenti kur flakët filluan të përhapen në diskotekë. Një pjesëtar i grupit “DNK”, dëgjohet teksa u bënë thirrje të pranishmëve të largoheshin menjëherë: “Dilni jashtë, do të kthehemi”.

Zjarri shpërtheu papritmas, duke krijuar një vijë të ndezur mbi prozhektorët, ndërsa paniku u përhap me shpejtësi.

Autoritetet kanë nisur hetimet në terren, ndërsa janë kryer arrestime të disa personave, që dyshohet se kanë lidhje me këtë tragjedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!