Një banesë është shkrumbuar totalisht nga zjarri në fshatin Seferan në bashkinë Belsh. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elekrike.
Banesa në pronësi të një 65 vjeçari, i cili jetonte i vetëm për shkak se familjaret kishin mbetur në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.