Një tjetër makinë është përfshirë nga flakët në orët e paradites së kësaj të hëne në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit.
Mësohet se makina tip “Benz” A Class me targa AA 920 FH ishte në lëvizje e sipër kur papritur u përfshi nga flakët.
Njoftohet se drejtuesi mjetit ka arritur të ndalojë makinën dhe të dalë prej andej pa pësuar lëndime.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Edhe mbrëmjen e djeshme një tjetër makinë u përfshi nga zjarri.
Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit./abcnews.al