VLORË– Rreth orës 01:00 të natës, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë janë djegur dy makina.
Fillimisht zjarri është vendosur te njëri prej automjeteve, ndërsa flakët janë përhapur duke përfshirë edhe një mjet tjetër të parkuar pranë.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave. /abcnews.al


