VIDEO | Di Maria madhështor, dy gola dhe një perlë brenda 6 minutash!

schedule21:08 - 18 Tetor, 2019

schedule 21:08 - 18 Tetor, 2019

PSG ka zgjidhur gjithçka brenda 6 minutash. Kampionët e Francës po luajnë në transfertë kundër Nice dhe ndodhen në avantazh të dyfishtë. Angel Di Maria është autori i një dygolëshi, duke u ngjitur në kuotën e 4 rrjetave në kampionat.

31-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë, teksa numëron edhe dy gola të shënuar në Champions League. Argjentinasi shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Kundërsulm fantastik i miqve, të cilët arrijnë që me tre pasime të zhbllokojnë sfidën.

Di Maria shënoi sërish 6 minuta më vonë. Anësori ofensiv shpik një gol fantastik nga një pozicion i vështirë dhe me anë të një parabole i dhuron ekipit të tij golin e sigurisë. /abcnews.al