VIDEO/ Dhunë e rëndë fizike në peshëngritjen shqiptare, reagon federata

schedule14:34 - 24 Prill, 2023

schedule 14:34 - 24 Prill, 2023

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Bosnjë, ku të përfshirë janë pjestarë të peshëngritjes shqiptare.

Një delegacion i peshëngritjes ka marrë pjesë në Bosnjë dhe aty ka ndodhur përplasja e rëndë fizike, ku është përfshirë edhe mjeti prerës, thika.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka denoncuar këtë ngjarje duke përmendur emra konkretë, por gjithashtu duke treguar edhe pamje filmike të situatës së rëndë.

KOMUNIKATA ZYRTARE E FEDERATËS SË PESHËNGRITJES

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.

Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel YIli dhe organet kompetente për këtë çështje.

Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!