Leicester City e ka komplikuar objektivin Champions League, edhe pse vijon të renditet në vend të tretë. “Dhelprat” nuk fitojnë prej tre ndeshjesh në kampionat dhe sot e kanë detyrim të mposhtin në shtëpi Crystal Palace.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa 45 minutat e dyta kanë nisur shumë mirë për skuadrën e Rodgers. Kelechi Iheanacho zhbllokoi shifrat në minutën e 49-të, duke i dhuruar një avantazh shumë të rëndësishëm Leicesterit.
Sulmuesi nigerian finalizoi një aksion të shpejtë të vendasve dhe nuk gaboi përpara portës kundërshtare. Goli i pestë në kampionat për 23-vjeçarin dhe i dyti radhazi pas atij të realizuar kundër Everton. /abcnews.al