Bledar Devolli ka fituar në limite derbin kundër Klodian Duros, ndërkohë që në Kosovë u luajtën tre ndeshje të javës së 12-të të Ipko Superliga e Kosovës. Sigurisht fokusi ishte te përballja mes Dritës kampione në fuqi dhe Prishtinës.
Kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola dhe Drita kishte mundësinë të shënonte që në fillim të pjesës së parë, kur Erjon Vucaj ekzekutoi një penallti. Eglant Hoxha ndaloi shkodranin dhe ndeshja mbeti 0-0 deri në fund, edhe pse vendasit ngulmuan shumë të realizonin golin e fitores.
https://streamable.com/qej3i4
Në derbin mes Duros dhe Devollit, gjithçka u vendos në minutën e fundit. Drenica triumfoi me rezultatin 1-0 dhe ishte Argjend Malaj që devijoi një top në zonë, pas një krosimi nga një goditje dënimi. Ne Devollin në krye, Drenica ka marrë tre fitore e një barazim, duke u ngjitur në vendin e katërt.
Llapi-Trepça ’89 ishte takimi tjetër, që u mbyll me rezultatin 5-0. Sadriu shënoi dy herë në portën e skuadrës nga Mitrovica, ndërkohë në pjesën e parë realizoi edhe Hyseni. Me rezultatin 3-0 në 45 minutat e para gjithçka ishte e mbyllur. Prençi dhe Aliu shënuan dhe dy herë të tjera dhe Llapi me këtë fitore la vendin e fundit në renditje. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 12
Drenica-Feronikeli 1-0
Shënues: Malaj 90’ (aut.)
Drita-Prishtina 0-0
Llapi-Trepça ’89 5-0
Shënues: Sadriu 18’, 44’, Hyseni 43’, Prençi 64’, Aliu 88’