Video/ Devid Beckham përballë malaries

schedule22:49 - 7 Shkurt, 2018

schedule 22:49 - 7 Shkurt, 2018

David Beckham është bërë pjesë e fushatës kundër malaries.

Në një video, ai shfaqet i rrethuar nga mijëra mushkonja, që shkaktojnë sëmundjen vdekjeprurëse, si një përpjekje për të sfiduar liderët globalë që të veprojnë kundër malarias.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, qëndron në një kuti qelqi, ku thekson edhe kërcënimin e sëmundjes.

“Ne mund të jemi gjenerata që ta shfarosë njëherë e mirë, malaria duhet të vdesë që miliona njerëz të jetojnë”, thotë 42-vjeçari, ndërkohë që kutia është rrethuar nga mushkonjjta.

Në vitin 2016 ka pasur 216 milionë raste të malaries në të gjithë botën, ndërkohë që 445.000 persona kanë vdekur për shkak të saj, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Këto insekte janë të bezdishme në vende si Britania e Madhe, por në shumë vende të tjera, një pickim mushkonje mund të jetë vdekjeprurës, duke çuar në malarie dhe në humbjen e një fëmijë çdo dy minuta. Ja pse qëndroj sot me milionat e njerëzve që jetojnë nën kërcënimin e malarias çdo ditë”, shprehet Beckham./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!