VIDEO/ Detajet që s’u vunë re, Macron këndoi “La Traviatën” dhe kryeministri i Luksemburgut s’i rezistoi dot “Taki Taki-t”

schedule10:52 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 10:52 - 7 Dhjetor, 2022

Gjashtë dhjetori ishte një ditë historike për vendin tonë, pasi për herë të parë liderët evropianë u mblodhën në Tiranë, në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Ishte hera e parë që një Samit i përmasave të tilla organizohej në një vend jo anëtare të Bashkimit Evropian.

Qeveria ishte kujdesur në detaje për t’i pritur liderët evropianë ashtu siç e do tradita.

I zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama i priti një e nga një udhëheqësit në sheshin “Italia”, të cilët pasi kaluan në tapetin e kuq, hynë në ambientet ku u mbaj Samiti.

Në momentin e realizimit të fotos familjare, liderët e BE-së shijuan një shfaqje artistike ku ndërthureshin, tradita, klasikja dhe e reja.

LEXO GJITHÇKA NGA SAMITI I DJESHËM 

Kishte nga ata liderë që ruajtën staturën e seriozitetit të kësaj ngjarjeje, disa duartrokitën, ndërsa disa me telefonin e tyre fokusuan disa nga momentet e valles popullore, dhe vallen e Rugovës.

Presidenti Emmanuel Macron këndoi “La Traviatën” e Verdit.

Por ai që e ka shijuar më shumë shfaqjen duket se ishte kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili është parë duke kërcyer nën tingutj e “DJ Snake” – Taki Taki ft. Selena Gomez, Ozuna, Cardi B.

Në një moment ai kërceu, madje ftoi dhe mikun e tij kryeministrin e Holandës Mark Rute t’i bashkohej këtyre momenteve të argëtuese.

Në Tiranë dje, (06.12) zhvilloi punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!