VIDEO/ Dështoi me “panenka”, Aguero: Nuk mund të mos kërkoj falje, marr përgjegjësinë

schedule10:59 - 9 Maj, 2021

schedule 10:59 - 9 Maj, 2021

Manchester City u përmbys dje nga Chelsea 2-1 dhe e shtyu edhe një javë festën e titullit kampion. Skuadra e Guardiolës në fillim të ndeshjes kishte gjithçka në dorë, duke shënuar shpejt golin e parë dhe pasur shansin me një penallti për të tundur sërish rrjetën.

Kun Aguero e mori përsipër dhe e humbi. Argjentinasi tentoi të shënojë me “panenka”, por Mendy e kuptoi idenë dhe e priti lehtësisht sferën, duke i mohuar Cityt golin e dytë dhe të qetësisë. Më pas Chelsea u rikthye totalisht në lojë dhe përmbysi.

Padyshim Aguero u ndje fajtor pas ndeshjes dhe nuk vonoi t’i kërkojë falje të gjithëve për atë vendim të gabuar për ta gjuajtur penalltinë në atë mënyrë. “Nuk mund të mos i kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës, stafit drejtues dhe tifozëve për penalltinë e sotme. Ishte një vendim i keq dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, shkruan Aguero në Tëitter. /abcnews.al