Policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga hetimet, rezulton se Tafani është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ai ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.
Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale.
Aktualisht thuhet se falë dëshmive të tij, autoritetet kanë zbardhur gjashtë vrasje në Elbasan, Korçë, Lushnjë dhe në Tepelenë dhe në total 20 ngjarje kriminale. Gazetarët e ABC News, referuar burimeve hetimore, raportojnë se janë lëshuar në total 17 urdhër-arreste për dhjetëra ngjarje kriminale.
Momentalisht operacioni është në zhvillim e sipër në disa qytete, si në Korcë, Pogradec e Elbasan.
Në Elbasan, mësohet se policia sëbashku me FNSH, po përdoren makina civile dhe deri më tani janë arrestuar 4 persona, dy prej tyre në Pogradec./abcnews.al