Është mbyllur takimi në Serie A mes Fiorentinës dhe Parmës, me të dyja skuadrat që kanë ndarë nga një pikë pas barazimi 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, duke shokuar tifozerinë vjollcë. Në minutën e 40-të, ishte lojtari nga Bregu i Fildishtë, Gervinho ai që shënoi. Pjesa e parë, u mbyll me avantazhin 0-1 të Parmës.
Në të dytën, Fiorentina provoi gjithçka për gjithçka dhe insistimi i tyre do të shpërblehej. Në minutën e 67-të, Castrovilli barazon gjithçka, duke përfituar mjaft mirë nga krosimi i Dalbert. Kastriot Dermaku luajti 90 minuta për Parmën dhe mbrojtësi shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë, duke ndalur shpeshherë sulmuesit e Fiorentinës.
Me këtë rezultat, Fiorentina ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të tetë, ndërsa Parma vazhdon të bëjë një kampionat të qetë, duke u renditur në mes tabelë, me 14 pikë pas 11 javëve të para./abcnews.al
Serie A, java 11
Fiorentina – Parma 1-1
Castrovilli 67′ / Gervinho 40′