Chelsea është fituesi i derbit të Londrës ndaj West Ham. Skuadra e Frank Lampard arriti të fitojë me shifrat 3-0 me gol të Thiago Silva dhe dopietën e Tammy Abraham.
Ndeshja nisi me dëmtimin e Ben Chilwell në minutën e 10. Ndërkohë që ai dilte nga fusha, ishin zhvillimet e një goditje këndi. Emerson Palmieri u fut në vend të Chilwell dhe menjëherë pas kësaj u zhvillua goditja e këndit në favor të Chelsea.
Thago Silva e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë dhe tundi rrjetën me një goditje të fortë me kokë, duke gjetur golin e avantazhit për Chelsean dhe mbyllur pjesën e parë në avantazh për blutë e Londrës.
Në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe dy gola të tjerë me Tammy Abraham. Sulmuesi arriti të shënojë një dopietë në minutat 78 dhe 80, duke vulosur triumfin me shifrat 3-0. /abcnews.al
Premier League, Java 14
Chelsea-West Ham 3-0
Shënues: Thiago Silva 14’, Abraham 78’, 80’