Karton i kuq dhe dy penallti, përmbys Partizanin, që kishte shënuar me William Cordeiro. Bitri shkaktoi penalltinë e parë. Një gabim i pafalshëm të të kuqve, që i dhuruan bardhebluve mundësinë për të shënuar.
Idriz Batha mori përsipër ekzekutimin e penalltinë dhe mposhti Alban Hoxhën. 1-1 dhe tifozët e Tiranës shpërthyen në festë. Mesfushori ndëshkon sërish ish-skuadrën e tij.
Pak minuta më pas Cale fitoi një tjetër penallti për Tiranën dhe mesfushori Batha sërish u tregua i saktë, duke përmbysur gjithçka. Një ndeshje e çmendur në “Air Albania Stadium” dhe tani për Partizanin gjithçka bëhet më e vështirë. /abcnews.al
Tirana-Partizani 2-1
Shënues: Batha 16′ (p.), 19′ (p.)/ Cordeiro 2′
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Broën. Trajner: Adolfo Sormani.
Karton i verdhë: Cordeiro 12′
Karton i kuq: Bitri 14′