Derbet janë gjithmonë të çmendura dhe të paparashikueshme. West Ham-Arsenal përfundoi në barazim 3-3, me vendasit që shpërdoruan avantazhin e trefishtë. Reagim fantastik i ekipit të Mikel Artetës, që eviton humbjen tetë minuta përpara fundit të takimit.
A thrilling encounter ends with the points shared#WHUARS pic.twitter.com/Nkp2c4uaCc
— Premier League (@premierleague) March 21, 2021
Jesse Lingard zhbllokoi ndeshjen pas çerek ore lojë. Eurogol i 28-vjeçarit anglez, teksa West Ham nuk u ndal dhe realizoi edhe dy gola të tjerë në 18 minutat e ardhshme me Bowen dhe Soucek. Minuta e 32-të dhe “Çekiçët” në avantazh të trefishtë.
Skuadra mike nuk dorëzua dhe ia doli të rihapë ndeshjen falë autogolit të Soucek. Arsenalit i bëri mirë pushimi dhe e dominoi fraksionin e dytë të takimit. Tjetër autogol Craig Dawson shënoi autogol pas një ore lojë dhe presioni iu shtua ekipit të Moyes.
Arsenali përfitoi dhe Lacazette tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 82-të. Arsenali tentoi përmbysjen e madhe në minutat e mbetura, por gola nuk pati më dhe të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë. /abcnews.al