Një deputet në Florida rrezikoi jetën e tij për të ndaluar një varkë e cila po lëvizte me shpejtësi pasi pronari i saj ishte rrëzuar në ujë, duke e lënë mjetin pa pilot.
Pamjet e kamerës së trupit të Fernandes e tregojnë atë duke u hedhur nga anija e sherifit të qarkut Pinellas në kuvertën e varkës, shpejtësia e së cilës arrinte në 41 milje/orë.
Nuk është e qartë se sa kohë anija ishte pa pilot para se të ndalohej dhe të lidhej me varkën e policisë.
Për fat të mirë, pronari i saj u shpëtua në momentin që u rrëzua nga varka nga njerëzit që ishin aty pranë.
Rojet bregdetare amerikane u përpoqën gjithashtu të ndalonin varkën por nuk ia arritën dot.