Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore madhështore, në javën e 24-t, të Abissnet Superiore, teksa në “mitikun” e “Air Albania” kanë arritur të mundin në “Derbin e Madhe”, rivalët historikë të kryeqytetit, “Bardheblutë” e Tiranës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.
Protagonistë në fitoren e skuadrës, së Orges Shehit ishin Xhuliano Skuka e Tedi Cara, me golat e “yjeve” të repartit ofensiv, që nxorrën të pavlefshëm golin e Liridon Latifit, duke veshur me ngjyrën e kuqe, derbin e 166-të, në historinë e futbollit shqiptar, si dhe duke vijuar të mbeten të pamposhtur ndaj “Bardhebluve”, këtë sezon futbollistik.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, kampionët në fuqi të Shqipërsisë kanë shkuar të festojnë triumfin e tyre të radhës, ndaj rivalëve historikë, teksa në videon e siguruar duken të gjithë lojtarët, tekniku Shehi e stafi i ekipit, që kërcejnë përballë tribunës pas porte, ku qëndrojnë tifo-grupi i “Demave”, “Ultras Guerrils”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON:
View this post on Instagram