Dele Alli tashmë e ka gdhendur emrin e tij në trofeun për “Shansin e humbur të sezonit” dhe ende nuk ka filluar zyrtarisht.
Mesfushori anglez, 26 vjeç, humbi rastin me portën e boshatisur dhe ndodhej vetëm pak centimetra larg portës në humbjen poshtëruese 4-0 të Everton kundër Minesota United.
Everton vs. Minnesota United FC
? Dele Alli
? Friendly Game 2022 pic.twitter.com/zQD5JEB89d
— Big Chance Missed (@ChanceMissed) July 21, 2022
“The Toffees” ishin duke humbur 3-0 me vetëm 15 minuta për të luajtur në miqësoren e tyre tronditëse parasezonale, kur Dele la tifozët me nofullat në dysheme.
Ish-lojtari i Tottenham-it kishte shanset më të thjeshta për të shënuar, por e futi veten në një ngatërresë të pakuptueshme.
Alli ishte në vendin e duhur në kohën e duhur, por teksa topi ra në këmbët e tij, në mes të një rrjete boshe, Dele në një farë mënyre e dërgoi topin jashtë./ h.ll/abcnews.al