VIDEO | Debutim madhështor, Haaland prezantohet me tripletë te Dortmund

schedule17:05 - 18 Janar, 2020

schedule 17:05 - 18 Janar, 2020

Ndoshta nuk e kishte menduar as vetë kështu. Sulmuesi Erling Haaland debutoi sot me Borussia Dortmund, duke u aktivizuar në minutën e 56-të në takimin kundër Ausburg. Bomberit norvegjez iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar, pas një asisti perfekt nga Sancho.

Talenti anglez shërben mirë për Haaland, i cili ka ende shumë punë për të bërë nga një pozicion i vështirë, por arrin të gjuajë fort me të majtën dhe gjen cepin e largët të portës. Ky gol, i çoi shifrat në 3-2, ndërsa Sancho barazoi për Dortmund në minutën e 61-të.

Në të 71-ën, gjithçka do të bëhej edhe më madhështore për Haaland, pasi do të shënonte sërish. Gjiganti norvegjez shënon me portën e boshatisur, pasi e shërben Thorgan Hazard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!